Dua Lipa humb baraspeshën, rrëzohet gjatë një performance në Milano

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj për “Future Nostalgia” prej disa muajsh.

Ajo tashmë ka performuar në një sërë vendesh e skena të mëdha dhe së fundmi ishte në Milano.

Artistja e famshme ka filluar spektaklin e rrethuar nga një grup kërcimtarësh, teksa ishte e veshur në një kostum rozë.

26-vjeçarja ka mahnitur publikun me performancën, megjithëse jo çdo gjë shkoi siç duhet.

E njëjta është përballur me një incident të vogël duke humbur baraspeshën në momentin që po interpretonte “Be The One”.

Sidoqoftë, këtë e ka tejkaluar menjëherë me ndihmën e njërit prej balerinëve që po qëndronte pas zeshkanes./telegrafi.com/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...