Spalletti: Nuk ishim të mirë sa Reali, por Roma meritoi më shumë

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti është shprehur i kënaqur me lojën e Romës, përkundër humbjes nga Real Madridi.

“Tifozët e Romës janë mësuar me lojtarë të shkëlqyer, paraqitje të mira dhe momente magjike. Nëse ata kanë duartrokitur, kjo ka ndodhur për shkak se panë një përpjekje të madhe dhe e dinin se ne nuk e arritëm atë që tentuam ta bënim”.

“Real Madridi ka cilësi të mëdha, nëse ua jep një metër hapësirë, ata e bëjnë një kilometër. Në nuk ishim po aq të mirë sa ata”, ka deklaruar Spalletti për Mediaset Premium.

Ai më tej ka theksuar se Roma ishte e pafat dhe se është në rrugë të mirë për t’u bërë skuadër e fuqishme. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...