Labi: Ramush, je i madh!

PUBLIKUAR

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili kohët e fundit më shumë është shquar për aksione humanitare në ndihmë familjeve të varfëra, sot është mahnitur me gjestin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pas protestës së opozitës i është përveshur punës nb pastrimin e sheshit.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Ramushin njeri të madh, duke thënë se njësoj do të vepronte edhe ai, sepse kështu kontribuuohet që Kosovës t’i krijohet një imazh pozitiv në botë, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Labinot Tahirit në Facebook: 

“JE I MADH.

Një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjithë nëse veq po e dashkan Kosovën….!

Po të isha aty sot, do ta bëja edhe unë sepse këtë e dua dhe e ëndêrroj çdo ditë se si ta bëjmë Kosovën jo vend të mbeturinav por imazh të shkëlqyer nëpër mbarë botën.!

I gëzohem fatit të sotit që nuk u njoll me shenja gjaku dita e Pavaresisë.

Atë nuk e duam dhe nuk e do as Opozita e as Pozita! As Qytetari e as Policia!

As nëna e as Femija.!

Kosovën e duam të bardhë pa njolla të këqija.

Çdo njeri në parlament do të ndrrohet!

Çdo Pozit, do të bëhet opozit.

Çdo opozit do të bëhet Pozitë!

Por kurr nuk duhet të ndrrohet mendja që ta bëjmë njê Kosovë të fortë dhe të pelqyer për ne të rinjët dhe për ata që njëherë ndegjuan fjalën NANË.

Mos harroni, sot Serbia ka pritur që dita e madhe e pavaresise do festohet me njolla gjaku, por nuk i doli kështu sepse ne jem një grusht dhe kur është në pyetje fati i vendit duhet të mos gëzojmë ata që presin shkatrrimin e Kosovës.

Gëzuar për Popullin dhe gëzuar për Policinë.

Labinot Tahiri!

Ferizaj Kosove e Shqipërisë!” (sic), ka shkruar Tahiri, duke i bashkangjitur postimit foto me Ramush Haradinajn, duke pastruar sheshin.

 

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....