Kounde drejt transferimit te Chelsea

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se është afër mbylljes së marrëveshjes me Jules Kounden.

Klubi nga Londra është në prag që të bëhet me pronarë të rinj dhe ky zhvillim do t’i jepte dritën jeshile për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Sipas “The Sun”, Chelsea është afër marrëveshjes me Kounden, pasi edhe vetë lojtari e dëshiron largimin nga Sevilla.

23-vjeçari preferon kalimin në “Stamford Bridge”, pasi beson se do të jetë zgjedhja e parë nga Thomas Tuchel.

Francezi me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Por, largimi i tij mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës, pasi Kounde besohet se ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë funteve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...