Reali rrugës për në çerekfinale (Video)

PUBLIKUAR

eal Madridi ka regjistruar fitore prej 0-2 kundër Romës në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Los Blancos konsideroheshin favoritë të mëdhenj kundrejt Giallorossëve, italianët në asnjë moment nuk lejuan që të dukeshin inferiorë.

Dhe pos posedimit të topit që ishte në anën e mysafirëve, gjysma e parë ishte e baraspeshuar sa i përket rrezikut të krijuar.

Mirëpo, në pjesën e dytë erdhi në pah cilësia individuale e Cristiano Ronaldos. Portugezi pranoi një top nga Marcelo, bëri një lëvizje në stilin e tij për të shmangur Florenzin dhe goditja ishte mahnitëse (57’).

Nikoqirët u angazhuan shumë në vazhdim të lojës duke krijuar raste të shumta dhe duke i vënë në vështirësi Mbretërit, mirëpo mungonte konkretizimi.

Dhe sërish erdhi ndëshkimi. Jese Rodriguez pranoi një top nga Marcelo dhe bëri gjithçka vet për ta shënuar golin e dytë të vizitorëve (86′).

Në përballjen tjetër, Wolfsburgu ka fituar me rezultat 2-3 në udhëtim te Genti. Julian Draxler (44’, 54’) dhe Max Kruse (60’) ishin golashënues për gjermanët, kurse Sven Kums (80’) dhe Kalifa Coulibaly (89’) për belgët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...