Prokuroria Themelore thotë se kanë nisur hetimet për sulmin ndaj pronarit të një barnatoreje në Prishtinë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka nisur hetimet lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është sulmuar nga disa persona me mjete të forta.

Në njoftim thuhet se prokurori kujdestar ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, derisa më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur) dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj çështjeve penale, Prokuror i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...