Mourinho shpërthen në lot pas fitores në finale, portugezi zbulon të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Jose Morinho është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes, teksa shpërtheu edhe në lot.

“Jam shumë i emocionuar, ka shumë gjëra tani në kokën time”, tha fillimisht portugezi.

Tutje, Mourinho zbuloi se do të mbetet te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.

“Do të refuzoj çdo propozim. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori sonte. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë si trajner i Romës”, deklaroi 59-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...