Shumë pranë njëri-tjetrit, Semi Jaupaj prezanton “partnerin”

PUBLIKUAR

Mund të themi pa frikë, që kjo periudhë i përket Semi Jaupajt. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja publikoi hitin “Ani ani”, i cili u pëlqye pafund nga publiku. Madje, dëgjohet kudo në këto ditë të nxehta.

Mirëpo, duket se Semi nuk është mjaftuar me kaq, pasi ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë. Artistja këtë herë do të vijë me një bashkëpunim me reperin Ron Zaiti dhe kënga titullohet ‘All your lovin’. Të gjithë janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ditën e enjte.

“Te enjten ora 18:00! 🎈 Partner në krim @ronzaiti”, ka shkruar Jaupaj krahas fotos së bukur.

Sakaq, foto që dyshja kanë paralajmëruar klipin ka zgjuar edhe më shumë dyshime për raportin e tyre. Megjithatë, nuk na mbetet veçse të kemi një deklaratë nga artistët.

/abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...