Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

PUBLIKUAR

Opozita po pret që shkarkimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të rekomandohet nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton Gazeta Express.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se bordi i ZRRE-së “e ka qitë në lajthitje Kuvendin dhe institucionet e tjera”.

“Po presim që sot, komisioni përkatës funksional, i cili besoj është ende në mbledhje të marrë vendim, pra t’i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e këtij institucioni”, tha ai.

Në rast se ky komision nuk e rekomandon shkarkimin e bordit të ZRRE-së, Gashi tha se do të tentojnë ta arrijnë këtë në rrugë tjera.

“Ne presim që sot komisioni përkatës ta rekomandojë shkarkimin. Nëse nuk e rekomandon komisioni, atëherë do të shohim rrugë tjera”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri njoftoi se e kanë dorëzuar kallëzim penal kundër bordit të ZRRE-së. PDK-ja e cilëson vepër penale atë që ZRRE-ja dhe kryesuesi e bënë.

“Kemi marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale që një çështje e tillë është duke u trajtuar”, tha Tahiri.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se gjykata nuk e ka kundërshtuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

“Gjykata e ka aprovu kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai pati koment edhe lidhur me kërkesën e opozitës për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Është në vazhdën e traditës së tyre. Çdo bord që s’iu shkon për shtati këta lypin me e shkarku”, tha Muja.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është duke diskutuar me bordin e ZRRE-së, pas situatës së krijuar nga aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Kryesuesi i komisionit, Ferat Shala tha në fillim të mbledhjes se “kërkesa e bordit të ZRRE-së ka qenë që ta kemi një takim konsultativ”, ndërsa tregoi se kërkesën e tyre e kanë pranuar. Më pas i ftoi mediat të dalin jashtë.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reguar për këtë, duke pyetur se “pse raportimi i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?!”.

Në Kosovë pritet të rikthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasi Gjykata e Apelit para 5 ditësh vërtetoi një vendim të Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e reja.

Apeli ka vendosur pas ankesës së ZRRE-së, duke thënë se ishte e pabazuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 prill kishte marrë vendimin për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, por pavarësisht kësaj, qytetarët e

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...