Kurti homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi: Nuk do pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi Kurti ka bërë homazhe në varrezat e vëllezërve Bytyqi të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Kryeministri theksoi se nuk do pushojnë derisa autorët të përballen me drejtësinë.

“I kam bërë nderimet e mia Agronit, Mehmetit dhe Yll Bytyqit, tre heronjve të vrarë nga Serbia pas luftës. Sakrifica, patriotizmi, humanizmi – këto janë vlerat e ilustruara nga vëllezërit Bytyqi dhe UÇK-së dhe  që e përcaktojnë Kosovën si shtet. Nuk do të pushojmë derisa autorët të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tre vëllezërit Bytyqi në prill të 1999-ës udhëtuan nga Amerika në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në qershorit të 99-ës deri sa përfundoi lufta në Kosovë.

Vëllezërit Bytyqi u arrestuan më 23 qershor 1999. Pas arrestimit vëllezërit u akuzuan për kalim ilegal të kufirit dhe Gjykata për Kundërvajtje në Prokuplje të Serbisë i dënoi me 15 ditë burgim.

Por pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burgim, vëllezërve Bytyqi u humbën gjurmët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...