Vushtrriasi sulmon me shufër metalike dy policë pas një konflikti në komunikacion

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar një burrë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, meqenëse i njëjti pas një konflikti verbal në komunkacion kishte sulmuar me shufër metalike dy policë, që ishin jashtë detyrës zyrtare, raporton Express.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...