Tri klubet e mëdha angleze në garë për Skriniarin

PUBLIKUAR

Tri klubet e mëdha nga Premierliga raportohet se kanë shprehur interesim për Milan Skriniarin.

Pas Tottenham Hotspurit dhe Manchester Unitedit, edhe Chelsea raportohet se i është futur garës për transferimin e mbrojtësit të Interit, transmeton Gazeta Express.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se tri klubet angleze janë të interesuara për shërbimet e Skriniarit.

Reprezentuesi slloven ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2023.

Afati i kontratës së tij mund ta detyrojë kampionin në fuqi italian që ta shesë Skriniarin në afatin kalimtar të verës, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ka raportime se Interi është duke përgatitur një kontratë të re për 27-vjeçarin, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Skriniarit pas përfundimit të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...