Krasniqi: Protesta e sotme nuk ishte vullnet, por diçka e domosdoshme

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, duke iu drejtuar protestuesve ka thënë se pjesëmarrja tyre sot tregon se vetëm populli mund t’ia kthejë dinjitetin e pavarësisë së shpallur më 2008.

“Dalja sot në protestë nuk ishte vullneti ynë, ishte diçka e domosdoshme. Po protestojmë për të mbrojtur republikën e pavarur, sovrane dhe demokratike. Republikën po e mbrojmë nga qeveritarët tonë të cilët në vend se të forcojnë sovranitetin, po ia dorëzojnë sovranitetin Serbisë. Po e mbrojmë politikën nga ata që po e humbin sovranitetin nga marrëveshjet e dëmshme me Brukselin, demarkacionin me Malin e Zi dhe shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës. Protestojmë kundër njerëzve të padijshëm dhe të pandërgjegjshëm, të cilët vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon që të dorëhiqen”, ka thënë Krasniqi.

Duke iu drejtuar protestuesve, Krasniqi ka vlerësuar se tanimë është koha që Qeveria të reflektojë.

“Keni folur me 200 mijë nënshkrime kundër marrëveshjeve, keni folur me protestat e deputetëve në Kuvend, me 28 nëntor, më 9 janar të këtij viti dhe sot po flisni gjithashtu”.

“Protesta e sotshme për ne është ngjarje e madhe, për kundërshtimin e madh që po i bëjnë qytetarët e Kosovës kundër mashtruesve dinakë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...