Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takuan me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorroë dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së, Schnutz Durr, u takuan me Bislimin e Haxhiun me qëllim që të diskutohet draft Amendamentet Kushtetuese për cështjen e Vetingut dhe draft Opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente e edhe koncept dokumenti i Vetingut si tërësi.

Bislimi, Haxhiu e grupi i hartuesve të dokumenteve, njoftuan raportuesen McMorroë me punën e deritanishme të grupit punues në hartimin e Amendamenteve Kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve në draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.

“Gjithashtu raportuesja u njoftua edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu premtojë se, sapo të jetë gati dhe i përkthyer, drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në takim, Haxhiu përmendi edhe nevojën për Veting, ku sipas saj, është kërkesë shoqërore për Kosovën, ekzistimin e korrupsionit të përhapur në gjithë sistemin, sipas saj, dhe ndryshimet ligjore të vazhdueshme por pa rezultate konkrete dhe mosfunksionimi i mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtarë e prokurorë.

“Në fund Zëvendëskryeministri dhe Ministrja falënderuan Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për Opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...