Kurti: Asnjë zyrtar amerikan s’e kërkon Asocacionin në qendër të marrëveshjes me Serbinë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe në formën që është, meqë këtë version e hodhi poshtë në shumë pika Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë e përqendruar rreth njohjes reciproke dhe jo Asociacionit dhe në këtë drejtim thotë se është në linjë me SHBA-në.

“Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës. Mund të ketë Asocacion, por jo mbi baza etnike. Në mënyrën se si është në frymën si është, jo. Duhet ta keni parasysh se në qendër nuk është Asocacioni, por njohja reciproke. S’e thotë asnjë zyrtar amerikan që Asocacioni duhet të jetë në qendër”.

Kurti ka thënë se Kosova është në rregull në dialogun me Serbinë, por kjo e fundit jo me mohim të Masakrës së Reçakut dhe refuzim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kosova s’ka bërë hapa pas [në dialog], por Serbia e cila ka ngelur pas meqë s’i pranon krimet që i ka kryer. Unë jam i gatshëm, Serbia s’është dhe s’ka kurrfarë faji asnjë instancë e shtetit të pavarur të Kosovës”.

Kurti tha se edhe presidenti Biden e ka formuluar mirë se në qendër duhet të jetë njohja reciproke. Ai gjithashtu shtoi se në të kaluarën Kosova ka bërë koncensione për të marrë njohjen nga Serbia, por se kjo s’ka ndodhur për 10 vjet.

“Ne dëshirojmë të kemi normalizim dhe dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog”.

Kurti për Zërin e Amerikës ka thënë se vizita e tij në SHBA ka dy qëllime kryesore; tërheqjen e investimeve nga Amerika dhe shtimin e sigurisë së Kosovës, sidomos nga SHBA.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...