Dybala ka arritur marrëveshje me klubin e ri, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Paulo Dybala i dha fund me lot në sy eksperiencës në Juventus përpara tifozëve të tij, ku kishte luajtur nga viti 2015.

Në fundjavë, ai do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me “Bianconeri” dhe më pas do të jetë i lirë ta zgjedh ekipin e ri pasi muajin tjetër do t’i skadojë kontrata me “Zonjën e Vjetër”.

Dhe, duket se përfaqësuesi argjentinas tashmë e ka zgjedhur klubin e ri.

Ai do të largohet nga qyteti i Torinos, por jo edhe nga Italia, edhe pse ka oferta edhe nga Anglia.

Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se ish-futbollisti i Palermos ka arritur marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Interit, raporton “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit italian, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë katërvjeçare.

Me këtë rast, sulmuesi i rrezikshëm do të paguhet 6 milionë euro në vit.

Ditë më parë spekulohej për një transferim të mundshëm të Dybalas në Romë, ku do t’i bashkohej Jose Mourinhos në kryeqytetin italian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...