Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i është bashkuar protestës së sotme të tri partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Deda shihet në protestë i mbështjellur me flamurin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndryshe nga kolegët e tij të Vetëvendosjes të cilët në protestë janë parë me flamujt kombëtarë dhe duke mbajtur sloganin “shtete me sovranitet”.
Në ndërkohë organizatorët e protestës kanë shpërndarë vazhdimisht flamuj, por të gjithë kanë qenë flamuj kombëtarë.


