Si e priti Trixa “ribashkimin” e Borës me Donaldit, e rrëfen Antonela

PUBLIKUAR

Bora Zemani dhe Donaldi janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Por përtej kësaj publiku ishin kurioz se si e ka pritur lajmin e ribashkimit të tyre Beatrix Ramosaj, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë publikisht, Bora dhe Donaldi u panë krah njëri tjetrit në sfilatën që mbajti Valdrin Sahiti.

E së fundi ishte Antonela Berisha ajo e cila ka krijuar një raport të ngushtë me Trixën, e që së fundi ka treguar se si ka reaguar këngëtarja pasi pa lajmet.

E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, Antonela pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja pa lajmin në mediat online.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”, tregoi Antonela.

Ndryshe Bora Zemani është kryqëzuar nga ndjekësit e saj pasi u pa krah Donaldit./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...