Policia fillon bllokimin e rrugëve

PUBLIKUAR

Marrë parasysh faktin se kryeqendra ka filluar të gravitohet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe automjeteve, policia ka filluar me bllokime të pjesshme dhe ri drejtime të trafikut në disa segmente rrugore të qytetit.

Në këtë kontekst rreth orës 13:30 në rrugën “ Kosta Novakoviq “ në Prishtinë, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti të tipit BMW, ngjyrë e zezë me targë Kosove, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një bidon me benzinë, si dhe, një shkop bejsbolli për të cilat policia ka ngritur dyshime se të njëjtat mund t’ jenë destinuar për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm.

Në momentin e ndalimit të veturës pesë persona ishin prezent në të, të cilët menjëherë janë shoqëruar në stacionin policor.

Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat qe e karakterizojnë këtë rast. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...