Policia arreston pesë persona, me vete kishin benzinë dhe “stupca”

PUBLIKUAR

Marrë parasysh faktin se  kryeqendra ka filluar të gravitohet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe automjeteve, policia ka filluar me bllokime të pjesshme dhe ri drejtime të trafikut në disa segmente rrugore të qytetit.

Në këtë kontekst rreth orës 13:30  në rrugën “ Kosta Novakoviq “ në Prishtinë, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti të tipit BMW, ngjyrë e zezë me targë Kosove,  policia ka gjetur dhe ka sekuestruar;

 

Ø  Një bidon me benzinë, si dhe,

Ø  Një shkop bejsbolli,

për të cilat policia ka ngritur dyshime se të njëjtat mund t’ jenë destinuar për përdorim në ndonjë aktivitet të dhunshëm.

 

Në momentin e ndalimit të veturës pesë persona ishin prezent në të, të cilët menjëherë janë shoqëruar në stacionin policor.

 

Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar dhe ndriçuar të gjitha rrethanat qe e karakterizojnë këtë rast.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....

Gërvalla: 692 milionë euro remitanca nga mërgata, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se 692 milionë euro remitanca nga mërgata,...

Kusari-Lila: Po monitorojmë çmimet e naftës, mund të rikthejmë çmimin tavan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për çmimet e...