Gruaja e Nasim Haradinajt zbulon se çka i tha ai para se të shpallej fajtor

PUBLIKUAR

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt, është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit dënues me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ndaj tij dhe Hysni Gucatit. Në një lidhje direkte për T7, Gjelone Haradinaj zbuloi bisedën që ka bërë mëngjesin e sotëm me Nasimin.

Gjatë bisedës për T7 ajo tha se nuk e ka pritë lirimin e bashkëshortit të saj.

“Unë nuk e kam pritë lirimin, këtë e kam pritë. Edhe Nasimi në mëngjes ka thirrë ka thënë unë jam këtu në mënyrë të padrejtë nga dita e parë…Hape derën dhe mos prit që lirohem”, zbuloi pjesë nga biseda me Nasimin sot Gjejlone Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Sa për pjesën që Nasim Haradinaj u shfaq i buzëqeshur kur iu shqiptua dënimi, ajo u shpreh: “Nasimi është i mësuar me u ballafaqu me padrejtësi dhe është krenar se e din që kurrë s’ka bë asgjë”.

Tutje ajo tha se Nasim Haradinajn do ta vizitojnë për ditëlindje në Hagë.

“Familja e Haradinajt është e mësuar me këto gjëra, familjarët janë shokuar…Është shumë shokuese për fëmijët që jetojnë jashtë”, u shpreh ajo tutje.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...