Kurti: Pranverë e rilindjes së demokracisë

PUBLIKUAR

Ish-lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po merr pjesë në protestë tha se kjo do të jetë pranverë e rilindjes së demokracisë.

Ai tha se kërkojnë që pavarësia të jetë e mbushur me sovranitet e zhvillim ekonomik, të eliminohet korrupsioni, duke filluar prej qeverisë.

Kurti tha se Zajednica ka vdekur, ka marrë fund, e do të merr fund edhe kjo qeveri. Lidhur me mbajtjen e flamujve kombëtar dhe jo atij shtetëror, Kurti tha se populli e di më së miri cilin flamur ta mbajë.

Ai tha se protesta do të jetë paqësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...