Elita Rudi duket e mahnitshme në një nga paraqitjet e fundit me fustan dypjesësh e syze

PUBLIKUAR

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, po ashtu ka qenë e pranishme në mesin e shumë emrave të njohur në eventin e mbrëmshëm (e hënë) të sfilatës së Valdrin Sahitit.

Si shumë nga yjet e tjerë, prezantuesja u kujdes për çdo detaj që të dukej unike dhe me shumë stil.

Ajo zgjodhi një fustan dypjesësh të zi dhe një palë syze gjithashtu të zeza, të cilat e bënë të dukej në formë të mahnitshme.

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Të shumta ndërkohë kanë qenë komplimentet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Zeshkania mes tjerash përzgjodhi edhe një tjetër fustan që ia vinte në pah linjat e bujshme trupore.

 

Elita duhet theksuar që viteve të fundit ka qenë më pasive në ekran për shkak se ka qenë më e fokusuar në familje e jetë private.

Ajo ka nisur punën prej disa muajsh për një projekt të ri televiziv. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...