Bellaqa: Kosova nuk mund ta rris ekonominë duke shpërndarë paratë jashtë vendit (VIDEO)

PUBLIKUAR

Shtesat qeveritare prej 100 euro ndihmuan përkohësisht qytetarët, që i morën ato.

Kështu beson ekonomisti Jakup Bellaqa.

Bellaqa në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ato para, që i mori sektori publik, dhe personat në skemat sociale, u shpenzuan në gjëra elementare ditore.

Sipas tij në situata të sfidave ekonomike, qytetarët duhet të bëhen vetvetiu më “nacionalist” që të mos i derdhin parat në shtete të tjera.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të rris ekonominë, duke shpërndarë paratë jashtë vendit.

Këto komente, i njëjti i tha, kur u pyet rreth numrit të lartë të vizitave të kosovarëve në bregdetet e Shqipërisë e Malit të Zi.

Bellaqa, beson se me qasjen e ekonomisë importuese, Kosova gjithë paranë e saj po e qet jashtë.

Andaj, për këtë duhet të ndërrohet qasja edhe qeveritare, edhe e vet qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...