Tjetër humbje e Arsenalit, Xhaka me shokë rrezikojnë seriozisht të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Arsenali ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, duke humbur kështu edhe pozitën e katërt në tabelë.

Në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit në Premierligë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta pësoi humbi në udhëtim te Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St, James’ Park” ka përfunduar me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Ben White (55’ – autogol) dhe Bruno Guimaraes (85’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Newcastle United pas kësaj fitore ka 46 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.

Kurse, Arsenali me këtë humbje ka minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” janë në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenham Hotspur, që ndodhet në pozitën e katërt. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...