Gundogan drejt largimit nga Manchester City

PUBLIKUAR

Ilkay Gundogan pritet që të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi gjerman ka qenë edhe këtë sezon i aktivizuar shumë nga Pep Guardiola, por ai nuk pritet që të mbetet edhe më tej në “Etihad Stadium”.

Sipas “Daily Mail”, Gundoganit i është thënë nga klubi se është i lirë për të gjetur një klub të ri këtë verë, pasi “Qytetarët” nuk e kanë në plan për t’i ofruar rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ilkay Gundogan thuhet se ka udhëtuar sot drejt qytetit të Madridit, derisa ende nuk dihet arsyeja e udhëtimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...