Klinaku: Arsyeja e zgjerimit të aktakuzave është politike, duan ta stërzgjasin procesin

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se zgjerimi i aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së është bërë për shkaqe politike.

Klinaku thotë se arsyeja për këtë është që të paraburgosurit të mbahen sa më shumë që është e mundur në Hagë.

“Arsyeja e zgjerimit të aktakuzave është politike, duan ta stërzgjasin procesin”

“Këto janë fabrikime. Shumica e këtyre rasteve nuk ekzistojnë dhe janë shpikje të Serbisë. Pastaj kemi raste të cilat gjykuar. Shumë beteja janë gjykuar nga UNMIK-u dhe kemi pasur raste kur janë dënuar për vepra që nuk kanë ndodhur fare por janë ngritur në bazë të hamendjes. Kemi pasur dënimin e Sami Lushtaku për ‘vrasje’ të një personi që doli që nuk ka ekzistuar fare”, shtoi ai.

Tutje Klinaku thotë se ish-krerët e OVL të UÇK-së nuk kanë bërë asgjë gabim dhe mbajtja e tyre në Hagë është e padrejtë.

“Krejt cka kemi bërë është që kemi treguar se Serbia pushtuese ka dhënë dëshmi në rastet kundër krerëve të UÇK-së. Pra provat vijnë nga Serbia dhe janë të pavërteta e fabrikime”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...