Sportistët më të paguar në botë për vitin 2022, këto janë pozitat që i zënë Messi e Ronaldo

PUBLIKUAR

evista e njohur amerikane, “Forbes” e ka publikuar listën e sportistëve më të paguar për vitin 2022.

Lionel Messit nuk po i ecin punët mbarë në fushën e blertë me Paris Saint-Germainin, por ylli argjentinas po qëndron shumë mirë jashtë saj.

Në fakt, revista amerikane e vendos shtatë herë fituesin e Topit të Artë në krye të sportistëve që fitojnë më së shumti brenda një viti, shkruan “Gazeta Express”.

Në 12 minutat e fundit, përfaqësuesi argjentinas raportohet se i ka fituar 130 milionë dollarë, respektivisht 124,6 milionë euro, nga fitimet bruto para taksave.

Messi raportohet se i fiton 75 milionë dollarë në vit nga futbolli,e gjithashtu edhe 55 milionë të tjera nga marrëveshjet me sponsorët.

Kjo është hera e dytë që ish-futbollisti i Barcelonës qëndron në krye të listës së “Forbes” pas asaj të vitit 2019.

Messi e ka lënë prapa yllin e basketbollit amerikan, LeBron James.

Lojtari i NBA-së është i dyti në listën e më të paguarve me 121.2 milionë dollarë apo 116.2 milionë euro në vit, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, pozita e tretë i takon Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez gjatë 12 muajve të fundit është pasuruar me 115 milionë dollarë apo 110 milionë euro në vit. /Gazeta Express/

Lista e plotë:

Lionel Messi: 130 milionë dollarë

LeBron James: 121.2 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo: 115 milionë dollarë

Neymar: 95 milionë dollarë

Stephen Curry: 92.8 milionë dollarë

Kevin Durant: 92.1 milionë dollarë

Roger Federer: 90.7 milionë dollarë

Canelo Alvarez: 90 milionë dollarë

Tom Brady: 83.9 milionë dollarë

Giannis Antetokounmpo: 80.9 milionë dollarë

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...