Muriqi e jep një premtim të madh për tifozët

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është i vendosur ta shpëtojë Mallorcën pa rënë nga La Liga.

Sulmuesi kosovar ishte protagonist edhe dje, në xhiron e parafundit të sezonit, duke shënuar në fitoren 2:1 ndaj Rayo Vallecanos.

Prizrenasi realizoi në minutën e 13-të, por ekipi ishullor e gjeti fitoren vetëm në minutat shtesë falë golit të Prats, shkruan “Gazeta Express”.

E përfaqësuesi kosovar ka kërkuar nga bashkëlojtarët që ta japin së bashku edhe atomin e fundit për ta arritur objektivin – mbetjen në La Liga.

“Të shkojmë të luftojmë deri në fund”, ka shkruar “Pirati” në rrjetet sociale.

Ai arriti në kuotën e 5 golave në La Liga që prej transferimit të tij në formë huazimi në janar nga Lazio.

Edhe pse Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit e Fenerbahçes, Muriqi synon të dalë nga ky ekip si hero, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht Mallorca gjendet në vendin e 18-të, i cili çon në një ligë më të ulët, por i ka pikët e njëjta me Cadizin dhe e ka një pikë më pak se Granada.

Xhiron e fundit të sezonit, Mallorca do ta zhvillojë me Osasunën në udhëtim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...