Arrestohet i dyshuari pë veper penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe identifikimin e rreziqeve potenciale armëve ilegale që mund të krijojnë pasiguri për qytetarët, duke u bazuar kryesisht në informacione inteligjente dje me datë 16.02.2016, ka ndërmarr një operacion të shpejt të bastisjes me që rast janë konfiskuar armë dhe mjete tjera që mund të paraqitnin rrezik potencial për rendin dhe ligjin.

 

Pas analizës së informacioneve inteligjente, në bashkëpunim me njësitet relevante policore në rajonin e Pejës, me datë 16.02.2016, rreth orës 21:00, në fshatin Ratisht të ulët të Deqanit, gjatë operacionit të bastisjes është arrestuar i dyshuari M. B. (Dtl: 1976), si dhe janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme si më poshtë ( shiqo edhe fotot e rastit):

 

1)Një pushkë, cal12mm,

2)Një pushkë (një tytshe)

3)Nje pushkë modeli(voere-fm)

4)Nje pushkë (karagjorgjerva)

5)Nje pushkë (nje tytshe)cal.12mm

6)Nje pushkë (brigant 771)cal.7x57mm

7)Dy fishek cal.7x56mm

8)Nje fishek i pistoletes me gaz

9)Nje fishek cal N.N.

10)Një shenjester optike prodh(gjerman)8×56

11) Nje thikë e llojit gerbert

12)Nje thikë ngjyre e zeze pa mbishkrim

13)Nje shenjester optike me kellef prodh.Gjerman pa nr.serik, rezolucioni  6×42

14)Nje shenjester optike prodh, kinez

15)Nje rregullator per shenjester optike

16)239 fishek cal7x57mm

17)Nje fishek cal.7.62x39mm

18)Dy fishek cal pa njohur

19)Njeqind e gjashtë (106) fishek cal.12mm)

20)Një thike pa numer serik

 

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për paraqitje të mëvonshme për procedura tjera ligjore.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...