Kur të nisë protesta, Mustafa në zyrë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kur opozita të fillojë protestën e thirrur për ditën e pavarësisë në ora 14:00, ai do të jetë në zyrë.

Këtë koment ai i ka bërë gjatë vizitës tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, ku tha se kishte shkuar për t’i bërë nderimet njeriut që dha kontribut në ndërtimin e një shteti demokratik.

Mustafa ka thënë se përvjetori i 8-të i pavarësisë, është dita gjatë së cilës qytetarët duhet festuar e jo të protestojnë.

“Opozita s’ka arsye të protestojë. Qytetarët e Kosovës duhet të kremtojnë festojnë e të mburren për shtetin dhe me të arriturat e këtij vendi”, është shprehur Mustafa, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....

Gërvalla: 692 milionë euro remitanca nga mërgata, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se 692 milionë euro remitanca nga mërgata,...

Kusari-Lila: Po monitorojmë çmimet e naftës, mund të rikthejmë çmimin tavan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për çmimet e...