Benzema hyn në historinë e Real Madridit dhe i afrohet Ronaldos

PUBLIKUAR

Karim Benzema tregoi edhe një herë të enjten mbrëma se pse po vendoset si një legjendë e Real Madridit dhe një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit.

Goli i tij në fitoren 6-0 të Los Blancos ndaj Levantes ishte një moment që hyri në historinë e klubit të tij.

 

Goli i tij kundër Levantes ishte i 323-ti me ngjyrat e Real Madridit, që e pa atë të barazojë rekordin e Raul Gonzalez si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Ai tani është vetëm pas Cristiano Ronaldos , i cili shënoi 451 gola gjatë kohës së tij në Real Madrid, shkruan Gazeta Express.

Benzema është golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madridit në historinë e La Liga Santander, me 219 golat e tij pas 228 të Raulit dhe 312 të Ronaldos.

34-vjeçari me kalimin e moshës po përmirësohet. Ai tani ka shënuar 44 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke tejkaluar totalin e tij më të mirë të mëparshëm prej 32 golash në sezonet 2011/12 dhe 2020/21.

Ai ka shënuar 425 gola në karrierë (323 për Real Madridin , 66 për Lyonin dhe 36 për Francën), gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë francez në histori, duke tejkaluar totalin e Thierry Henry prej 411. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...