Ezequiel Lavezzi ka nënshkruar kontratën me klubin e ri, duke u larguar nga Paris Saint-Germain.
Hebei China Fortune ka konfirmuar transferimin e Ezequiel Lavezzi nga Paris Saint-Germain.
Kontrata e sulmuesit në Parc des Princes ishte e vlefshme deri në fund të sezonit, dhe në vend të largimit si futbollist i lirë, klubi nga Kina e transferoi për rreth 5 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.
Lavezzi ka vuajtur të luajë në vazhdimësi gjatë këtij sezoni duke bërë 24 paraqitje me kampionin e Francës, me rreth 800 minuta lojë.
30-vjeçari iu bashkua emrave të tjerë të njohur si Jackson Martinez, Ramires e Gervinho që nënshkruan me klube nga Kina gjatë muajve të fundit.



