Tayna publikon këngën e re në bashkëpunimin me Geskon

PUBLIKUAR

Reperja e njohur, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Këtë herë, reperja ka ardhur në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesk

Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë.

Foto: YouTube

Tayna u shfaq atraktive në disa veshje të ndryshme, teksa dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë.

Ndërsa, sa i përket realizimit të këngës, për tekstin dhe melodinë u kujdesën Tayna dhe Gesko, ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.

Klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli.

Foto: YouTube

Kujtojmë që kjo këngë vjen, pas bashkëpunimit që Tayna muaj më parë solli me Cricket dhe mban titullin “Pijetore”.

Ndërkohë, përveç kësaj, Tayna gjithashtu ka paralajmëruar se albumi i saj i parë në karrierë “Biploar” do të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...