Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar sot popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë, ndërsa iu ka shprehur mirënjohje të përjetshme ndaj heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Në rrjetin social, Facebook ai ka postuar edhe një fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari.
“Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Gëzuar!”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/



