Kamioni cisternë pa targa me naftë të papërpunuar kapet në Zubin Potok, dyshohet për kontrabandë nga Serbia

PUBLIKUAR

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”, në fshatin Kovaçë, komuna e Zubin Potokut,  kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.

Sipas policisë, gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.

“Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi. Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar rastet për “Kontrabandim me mallra”

Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon rreth 1 kg ar gjatë kontrolleve në argjendaritë e Prishtinës

Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin...

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...