Deputetet e Kosovës takohen me tre kongresmenë amerikanë në SHBA

PUBLIKUAR

Deputetja në grupin parlamentar të VV-së, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se një grup i deputeteve të Kosovës kanë zhvilluar takime me tri kongresmenët amerikanë, Ritchie Torres, Lisa McClain dhe Jim Himes.

Statovci ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se në këtë takim janë folur disa tema.

Ky është statusi i plotë i saj:

Në vazhdën e vizitës në ShBA, sot pata nderin e kënaqësinë të takohemi me tre 𝗸𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝗺𝗲𝗻ë 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻ë:

Ritchie Torres, anëtar i Komitetit për Çështjet Financiare, Distrikti i 15-të i Neë Jork-ut, dhe Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve, Distrikti i 10-të i Michigan-it dhe Bashkëkryetare e Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare.

Jim Himes, Kryetar i Komitetin të përzgjedhur për Pabarazi Ekonomike dhe  Drejtësinë në Zhvillim, Distrikti i 4-të i Connecticut, dhe Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare.

ShBA-të do të mbetën aleati i pa zëvendësueshëm dhe i përhershëm i mbështetjes së Republikës së Kosovës, në tre shtyllat e zhvillimit të shtetit tonë, atë të sigurisë, drejtësisë dhe ekonomisë.

Ne po marrim përkrahje që Kosova të bëhet anëtare në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, dhe nxitjen e bizneseve amerikane për investime në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...