Guardiola për Haalandin: Më pëlqen të punoj me lojtarë të mëdhenj, ata më bëjnë trajner të mirë

PUBLIKUAR

Pep Guardiola e ka mirëpritur transferimin e Erling Haalandit në Manchester City.

Kampioni aktual anglez e zyrtarizoi së fundmi përforcimin më të ri dhe sulmuesi norvegjez do të luajë nën drejtimin e trajnerit spanjoll nga sezoni i ardhshëm.

E ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut thotë se i pëlqen të punojë me lojtarë të kalibrit të futbollistit aktual të Borussia Dortmundit, i cili mund ta ndihmojë atë të arrijë suksese të reja dhe të ngritet si trajner, shkruan “Gazeta Express”.

“Haaland do të adaptohet shpejt në mënyrën se si duam të luajmë ne. Një sinjal i mirë për të ardhmen, shpresoj që do të jetë këtu për shumë vite”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Mua më pëlqen të punoj me lojtarë të mëdhenj. Ata të bëjnë trajner të mirë. Një talent i jashtëzakonshëm, do ta ndihmojmë atë sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi Guardiola.

Haaland do ta mbyllë këtë sezon me Verdhezinjtë në Gjermani, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të mundohet ta ndihmojë ekipin ku luajti edhe babai i tij.

Raportohet se ish-futbollisti i Salzburgut i ka kushtuar Cityt afro 60 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...