Një burrë është arrestuar në Prishtinë, meqenëse dyshohet se para dy vitesh ka mashtruar dy persona, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro, raporton Express.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ua kishte marrë këto para viktimave duke u thënë se do t’u sigurojë viza sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë.


