Haxhiu: Tema kryesore në Kosovë është Trusti dhe jo turizmi i Kurtit në SHBA

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur “turistike” vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Kurti po vazhdon vizitën atje, derisa sot njoftoi nga San Francisko se po nisej për në Teksas.

“Mendoj se tema kryesore në Kosovë sot është Trusti dhe jo vizita e kryeministrit ose me thënë turizmi i kryeministrit në SHBA”, tha Haxhiu.

“Turizëm sepse s’po shohim takime për çka e ka mandatin me përfaqësuar Kosovën në nivelin shtetëror. Deri më tani vetëm shëtitje”, tha Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7

“Unë e ftoj që të mos shëtitet kot në Amerikë por të vijë në Kosovë dhe të punojë aty ku e ka marrë mandatin sepse kriza ekonomike e ka kapluar vendin. Çmimet po rriten dhe s’ka veprime të qeverisë për të ndihmuar qytetarët”, tha ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize. Ndërkohë edhe nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë deklaruar pro kësaj iniciative.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...