Nga xhirimet e klipit të ri – Tayna merr vëmendje me ndryshimin e radhës me flokë të shkurtra të zeza

PUBLIKUAR

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, prej disa muajsh ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Ajo kësaj radhe po vjen në bashkëpunim me një këngëtar të ri, i cili quhet Gesko.

Projekti i dyshes pritet të publikohet nesër në orën 20:00, gjersa këto ditë janë publikuar imazhe e video të ndryshme nga xhirimet e klipit.

 

Në nja nga postimet e reja, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet me një dukje krejtësisht ndryshe – me flokë të shkurtra të zeza.

“E tash lonely çdo ditë po pin bipolar”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit që duket se ka të bëjë me një pjesë të këngës.

 

Reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe besohet se ky projekt do pritet mirë nga publiku.

E fundit e lansuar nga Tayna mbetet “Pijetore” me mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...