Bad News Eagles mposhten nga ekipi i tretë në botë, nesër zhvillojnë ndeshjen vendimtare

PUBLIKUAR

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi i tretë në botë, ENCE me rezultat 2:0

Ata u mposhtën 16:13 në map-in e parë. Ekipi kosovar ishin duke u mposhtur 12:3, por arritën që të shkonin në 12:10, e më pas edhe 13:13, por që nuk patën fuqi për ta fituar map-in e parë.

Në të dytin, ENCE ishin të jashtëzakonshëm, duke e fituar atë map me rezultat 16:9, shkruan Gazeta Express.

Bad News Eagles tani kanë dy fitore dhe dy barazime, kurse nesër do të luhet ndeshja vendimtare për kalim në Legends Stage.

Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...