Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Jovicit

PUBLIKUAR

Real Madridi raportohet se ka vendosur për shitjen e Luka Jovicit në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi serb nuk ka arritur që të dëshmohet te skuadra spanjolle, që nga transferimi i tij në vitin 2019, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Mundo Deportivo”, Jovic tani po konsiderohet si i tepërt te Real Madridi.

Kësisoj, “Los Blancos” kanë vendosur për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës, por klubi është në dijeni se nuk mund të nxjerrë 63 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e tij.

Evertoni, Milani dhe Interi raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...