Mësohet se kur do të bëhet zyrtare kalimi i Rudigerit te Real Madridi

PUBLIKUAR

Antonio Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njoftoi sot gjatë ditës se marrëveshja mes palëve tashmë është kompletuar, përcjell Gazeta Express.

Ai tani ka njoftuar se lajmi i është konfirmuar edhe nga burimet e klubeve.

Romano bëri të ditur gjithashtu se kjo lëvizje do të bëhet zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual.

Rudiger me Real Madridin do të ketë kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2026.

Kujtojmë se 29-vjeçari në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...