OKB voton që Republika Çeke ta zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

PUBLIKUAR

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar që Republika Çeke të zëvendësojë Rusinë në organizmin kryesor të të drejtave të njeriut të organizatës botërore pas pezullimit të Moskës mbi akuzat për shkelje të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë.

Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut prej 47 anëtarësh.

Vendet në panelin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhej të vinte nga një vend i Evropës Lindore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në votimin e fshehtë të së martës, 180 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme depozituan fletëvotimet, ku rezultati ishte 157 vende në favor të Republikës Çeke dhe 23 abstenime.

Asambleja miratoi një rezolutë të iniciuar nga ShBA-ja më 7 prill për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...