Barcelona merr vendim për të ardhmen e Depayt

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se e ka vënë në shitje Memphis Depayn për në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi holandez kaloi si lojtar i lirë në “Camp Nou” vitin e kaluar, por ai do të largohet këtë verë, sipas “Sport”.

Depay nuk po ka hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, i cili preferon që sulmi të përbehet nga Aubameyang, Torres dhe Demebele.

Edhe rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi ka shtuar edhe më shumë konkurrencën.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Kësisoj, Barcelona e ka mundësinë për të fituar nga shitja e Depayt këtë vit, para se t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...