Armando Broja, prioritet i klubit të njohur anglez

PUBLIKUAR

West Ham United raportohet se e ka bërë prioritet transferimin e Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar po zhvillon një sezon të mirë me Southamptonin, atje ku është i huazuar nga Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Paraqitje e tij kanë bërë që West Ham Unitedi të shpreh interesim për Armando Brojën.

Madje, sipas “Daily Mail”, 20-vjeçari është prioritet i “Çekanëve”.

Trajneri David Moyes thuhet se e pëlqen reprezentuesin shqiptar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tentojnë transferimin e tij.

Broja pas përfundimit të sezoni do të rikthehet te Chelsea. Ai me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Armando Broja në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...