U dënua me 40 vjet për ngjarjet në Kumanovë: Prisja të shkoja në veri, u kontaktova për diçka tjetër

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Hoxha-Klajn, i dënuar me 40 vjet burgim për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, tha se ndjehet i përdorur.

Në lidhje direkte në Frontal të T7, ai tha se “jam shumë i zhgënjyer nga qeveritë”, për shkak që siç tha, ka pasur “një mosinteresim total” për ta.

Veten dhe të burgosurit tjerë të Grupit Kumanova, ai i ka quajtur “pengje politike”, ndërsa tha se ishte kontaktuar për diçka tjetër para se të kthehej nga Gjermania në Kosovë atë maj të vitit 2015.

“Unë jam kontaktu për diçka krejt tjetër. Pse gjendemi prapa grilave edhe për mua është një pikëpyetje shumë e madhe. Këtu kemi të bëjmë me manipulim të ndjenjave patriotike”, tha Hoxha-Klajn.

Ai tha se priste më shumë të merrte rrugën për veri të Kosovës.

“Para 7 viteve e kam pritur që rruga më tepër do të më shpiente për pjesën veriore të Kosovës. Në atë pjesën ku strukturat paralele serbe e kanë sfiduar shtetin e Kosovës qysh nga përfundimi i luftës së Kosovës”, tha ai.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...