Haaland – City, punë e kryer

PUBLIKUAR

Erling Haaland do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Futbollisti norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmundi, ku e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme deri tash.

Mediat gjermane shkruajnë se ish-futbollisti i Salzburgut ka arritur tashmë marrëveshje me Manchester Cityn, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas gazetarit David Ornstein, gjithçka është e kryer sa i përket transferimit të Haalandit në “Etihad Stadium”.

Gjithçka mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, teksa Haaland do të përfundojë tek kampioni aktual anglez.

Haaland pëlqehet po ashtu nga Real Madridi, por duket se ai ka vendosur t’i ndjek hapat e babait të tij, i cili kishte luajtur gjithashtu në Manchester City.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...