Atletico Madridi shënon fitore minimale ndaj Realit

PUBLIKUAR

Atletico Madridi ka shënuar fitore në derbin ndaj rivalit lokal, Real Madridit, në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Wanda Metropolitano” ka përfunduar me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për vendasit e shënoi Yannick Carrasco në minutën e 40-të.

Vlen të theksohet se Carlo Ancelotti në këtë ndeshje hyri me shumë ndryshime në formacionin bazë, duke pushuar shumicën e futbollistëve kryesorë.

Real Madridi, që ka siguruar titullin e kampionit më herët, mbetet me 81 pikë në krye të tabelës.

Kurse, Atletico Madridi renditet i katërti me 64 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...